MENU
klinika

Aktor i guximshëm...

Ky është personazhi më i ri që hyri në “Big Brother VIP”

03.11.2021 - 11:40

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka hyrë një banor i ri. Fillimisht, në media u fol se do të ishte Olsi, ish-banori i Big Brother 1, por në fakt është aktori shqiptar Igli Zarka.

Igli është aktor i teatrit dhe i një sërë rolesh në kinema. Ai ka luajtur së fundmi në serialin ‘Nina’ që po transmetohet në RTSH dhe po ashtu edhe në filmin ‘Albanian Virgin’ që pati premierën vetëm pak javë më parë.

Igli njihet edhe si aktori i parë shqiptar që u shfaq nudo, duke bërë që të ishte roli i parë i kësaj natyre në Teatrin Kombëtar.

Kujtojmë se Igli është personazhi i katërt që futet në “Big Brother VIP”, pasi javën që kaloi u futën tre vajza: Beatrix Ramosaj, Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha. Sakaq, të premten u largua Sheila dhe Paloma.