MENU
klinika

''Die Voche''

Liza Vorfi në shtypin gjerman… viti 1938

26.11.2021 - 15:58

         Kur më 26 shtator 1946, në teatrin e porsakrijuar të Kosovës, në Prizren, u shfaq premiera e komedisë “E dashura”, nga Vessel Borzhak, në rolet kryesore interpretonin mjeshtërisht: Liza Vorfi, Mihal Popi, Hysen Pelinku, Behije Çela, etj.

Fotografia e Liza Vorfit, në kopertinën e revistës gjermane “Die Voche”, i përket tetorit të vitit 1938.

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, Liza Vorfi, ka ka qenë shqiptarja e parë që ka dalë në kopertinën e revistës gjermane “Die Voche” në tetor 1938, në kulmin e nazizmit në Gjermani dhe ky ishte një sukses për artisten e re.

Asokohe, Liza kishte nisur rrugën e artit, si këngëtare.

Më herët, në vitin 1933 e regjistrojnë në Institutin femëror “Nana Mretneshë” në Tiranë, ku dhe vazhdoi mësimet deri në vitin 1940. Gjatë viteve në institut, tek Liza spikat edhe prirja për pikturë.

Mësuesja e lëndës e inkurajonte dhe e nxiste të merrej me pikturë. Por, Liza, më për zemër pati këngën dhe baletin… Ishte 16-vjeçe, kur është shfaqur në këtë fotografi të hershme. Pak javë më vonë, më 28.11.1938, ditën e përurimit të radios, në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia, këndon për herë të parë në mikrofonin e Radio-Tiranës. (Në sallën e Bashkisë së Tiranës, pajisjet dhe mikrofonët ishin sjellë nga Italia).

Si një ndër këngëtaret e para, ajo ka kënduar për herë të parë në radio, këngën “Si dukat i vogël” – një këngë e moçme dhe e preferuar kosovare. Por për popullin, ajo u quajt si “kënga e Liza Vorfit”.

Aktorja e mirënjohur u lind në Gjakovë, më 29 nëntor të vitit 1924, ndërsa u nda nga jeta në Tiranë, më 30 janar 2011. Në vitin 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939, si këngëtare në Radio – Tirana.

Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali, në konservatorin e Romës e më pas, në Pizaro. Ne vitin 1945 ka ardhur ne teater si aktore. Rolin e pare e interpreton ne pjesen” Gjido”. Gjate karrierës ka realizuar mbi 60 role, si: Elmira te  ”Tartufi”, Dezdemona tek ”Otello”, Dorina në ”Borgjezi fisnik”, Beatriçja te ”Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia në ”Karnavalet e Korçës”, Marta te ”Cuca e maleve”, Mara te ”Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses edhe në kinema.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit