MENU
klinika

“S’ka faj këtu Dafina, faj ka…”

Lyrical Son tregon ‘gabimin’ e këngës “Llafe llafe”

06.11.2021 - 08:55

“Llafe llafe”, bashkëpunimi i Dafina Zeqirit me Lyrical Son, ishte pa dyshim ‘fiksimi’ i të gjithëve ne gjatë kësaj vere, ndërsa “S’ka këtu faj veç Dafina”, u bë meme e qarkulloi kudo.

Mirëpo, i ftuar në “Rudina” në Tv Klan me anë të një lidhjeje Skype, Lyrical Son tregon se si lindi ky bashkëpunim i suksesshëm mes dy artistëve, si edhe “fajin e tij”.

“Dafina ma ka çuar instrumentalin shumë më parë, por isha në SHBA për punë. Pastaj u vonuam pak, sepse kënga duhet të dilte më herët, por faji ishte imi. Faj s’ka këtu Dafina, faj ka Festimi se ka qenë në Amerikë”, tha me humor reperi, për shprehjen e famshme.

Gjatë intervistës, reperi ka zbuluar gjithashtu se bashkë me MC Kreshën po punojnë për një album të ri.

“Po punojmë për albumin me MC Kreshën, jemi gati në mes të punës, nuk jemi as në fillim as në fund”, u shpreh ai.  Siç reperi ka thënë më parë, ai nuk dëshiron t’i cilësojë bashkëpunime pasi me të është “një”.

 

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat