MENU
klinika

Dëshmia e mjekut

“Maradonës ia hoqën zemrën, është varrosur pa të”

22.11.2021 - 14:26

I ftuar në një emision televiziv në Argjentinë, Nelson Castro, gazetar dhe mjek me profesion, shtjelloi problemet shëndetësore që kishte pasur Diego Armando Maradona.

Mes situatave që kujtoi, mjeku tregoi se si ishte ikona e futbollit argjentinas para vdekjes së tij dhe pse u varros pa zemër. Për ta aktualizuar temën, autori i librit “Diego’s Health”, shqyrtoi kontekstin në të cilin u mor vendimi për heqjen e organit të ish-futbollistit.

“Ju e mbani mend se çfarë ishte i gjithë episodi, për fat të keq, si autopsia dhe funerali”, – e pyeti Juana Viale. Mjeku u përgjigj: “Specialistët ia nxorën zemrën nga trupi që të mund ta studionin. Ishte shumë e rëndësishme në përcaktimin e shkakut të vdekjes së Maradonës. Informacioni është se Diego është varrosur pa zemër”.

Nelson Castro e përshkroi zemrën e Diego Maradonës më të madhe se zakonisht: “Ajo peshonte gjysmë kilogrami, ishte një zemër shumë e madhe. Zemra e njeriut normal zakonisht peshon 300 gramë. Edhe pse kishte një zemër sportisti, ajo e Diegos ishte e madhe.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN