MENU
klinika

Shpëton shoferi

Merr flakë në ecje një mjet tip “Benz” në aksin Levan-Vlorë

05.11.2021 - 11:02

Momente paniku në rrugë. Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje në aksin Levan-Vlorë, teksa shoferi ka arritur të dalë në kohë nga makina.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ndërsa makina e shtetasit S. Gj. është shkrumbuar totalisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.