MENU
klinika

Për “kryengritjen” e 2 viteve më parë

Merret vendimi, Hysaj i detyrohet 43.500 euro Napolit

24.11.2021 - 22:20

Elseid Hysaj, edhe pse që në verë është pjesë e Lazios, do t’i paguajë Napolit, ish-klubit të tij 43.500 euro. Kjo si pasojë e një mosbindje të tij dhe shumë të tjerëve pas një ndeshje të dy viteve më parë. Ky është njoftimi për shtyp nga klubi Campania:

“SSC Napoli Spa njofton se sot është publikuar vendimi i parë i arbitrazhit në lidhje me propozimet e gjobave në lidhje me anëtarët e ekipit të parë në sezonin futbollistik 2019-2020, për ngjarjet në vijim në ndeshjen e UEFA Champions League, Napoli-Salzburg të 5 nëntorit 2019.

Marrëveshja Kolektive urdhëroi gjobën prej 40 mijë € ndaj lojtarit Elseid Hysaj, duke njohur kështu legjitimitetin e grumbullimit të urdhëruar nga klubi dhe si pasojë shkeljen e kontratës nga lojtari. Ai nuk respektoi direktivën e lëshuar nga klubi.”

Ngjarja në fjalë ka të bëjë me kryengritjen e famshme të Napolit për të mos shkuar në grumbullim pas ndeshjes dhe disa lojtarë, përfshirë Hysajn, nuk pranuan, teksa tani do të detyrohen të paguajnë. Hysaj duhet të paguajë edhe 3500 euro që janë shpenzimet e gjyqit.