Artistja e njohur Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare, duke trishtuar jo vetëm familjen dhe miqtë, por gjithë opinionin publik. Personazhet e njohur të skenës dhe artit shqiptar kanë reaguar të pikëlluar për lajmin, teksa kanë kujtuar Hueyda El Saied me fjalët më të ndjera.
Irma Libohova ka publikuar mesazhin e fundit me artisten, ndërsa Arbana Osmani është shprehur e lumtur që ndau një pjesë të rrugës me një artiste shumë dimensionale.
View this post on Instagram
Isli Islami shkruan se Hueyda i dha buzëqeshje kujtdo që takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën ai do të kishte dashur që ajo të qëndronte më shumë.
View this post on Instagram
Bledi Strakosha shkruan se Hueyda ishte një engjëll në tokë dhe tashmë do të jetë një engjëll edhe në parajsë.
“Ishe e re dhe e doje jeten shume per te ikur kaq heret. U prehsh ne paqe Huejda…”, shkruan Blendi Fevziu.
View this post on Instagram
“Nuk e besoj dot”, shkruan Jonida Maliqi, krah një fotoje të artistes.
“O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste! “, shkruan Rudina Magjistari.
O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste!