MENU
klinika

Situata e sulmuesit argjentinas

Messi mund të kthehet te Barça më shpejt nga sa mendohej

09.11.2021 - 22:26

Ardhja e Xavi Hernandez si trajner i Barcelonës ka trazuar disa gjëra, për mirë në kampin katalanas dhe për keq diku tjetër. Aq sa mediat spanjolle shkruajnë se kjo lëvizje mund të jetë thelbësore në rikthimin e mundshëm të Lionel Messit.

Xavi dhe Messi kanë qenë bashkëlojtarë në Barcelonë deri në pensionimin e spanjollit dhe ndanë një marrëdhënie të shkëlqyer si brenda dhe jashtë fushës.

Duke qenë se karriera e Messit te PSG-ja nuk po ecën si duhet, me një sërë lëndimesh që kanë penguar përshtatjen e tij në kryeqytetin francez, nuk duket më e paimagjinueshme që ai të mund të kthehet në Camp Nou më shpejt se sa pritej.

Ishte vetë Mesi që para disa kohësh pranoi se mund të rikthehej në Barcelonë me rol drejtues, por nuk përjashtohet mundësia që ‘’pleshti’’ të zbresë sërish në Camp Nou, duke u ndarë verën e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN