MENU
klinika

Bundesliga, Java 13

Mjafton Sane, Bayern rikthehet menjëherë te fitorja

27.11.2021 - 21:28

Bayern Munchen ka vuajtur me vendin e parafundit në Bundesligë, por ka marrë një fitore të ngushtë 1-0 kundër Arminia Bielefild dhe mban kështu kreun e renditjes, duke lënë pas humbjen e fundit në kampionat.

Heroi i ndeshjes së luajtur në “Allianz Arena” ka qenë Leroy Sane. Sane. Gjermani ka vendosur takimin me një gol shumë të bukur në minutën e 71-të.

Një gol që ka kthyer Bayern Munich në krye të Bundesliga-s, pozicion që e humbi përkohësisht pas fitores 3-1 të Dortmund në fushën e Wolfsburg pak orë më parë.