MENU
klinika

Anijet e vogla tërhiqen të gjitha në mol

Moti i keq, det i çmendur në Durrës!

27.11.2021 - 10:46

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin autoritetet portuale në Durrës vendosën 2 ditë më parë që ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.

Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit.  Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv deti është vërtet i ‘acaruar’ dhe paraqet shumë rrezikshmëri.

Nga data 26-30 nëntor 2021 dallgëzimi në det mund të shkojë deri në 8 ballë , ndërsa lartësia e dallgëve nga 1.5-3.5 metra.