MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Mungesa e gjumit ndikon tek kujtesa?

17.11.2021 - 10:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Mungesa e gjumit ndikon tek kujtesa?

Mjeku: Studimet, konfirmojnë se studentët që flenë 8 orë gjumë kanë një performancë më të mirë në provime. Studime të tjera thonë se mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek kujtesa por edhe performanca në punë. Sipas ekspertëve, nëse njeriu fle keq ose jo mjaftueshëm për dy netë të vetme, në 6 ditë ai ose ajo do të ndihen të plogësht. Pavarësisht këtyre këshillave, cilësia e gjumit pengohet nga angazhimet e ndryshme në familje dhe punë. Por kjo nuk do të thotë që fuqia e një ore më tepër në gjumë të neglizhohet.

Problemet me gjumin mund të akumulohen dhe të nxisin probleme të tjera shëndetësore. Njerëzit që flenë 6 orë ose më pak janë më të rrezikuar nga një fenomen i quajtur ‘fikja e trurit’ që ka të bëjë me një gjumë disa sekondësh të trurit. Mund ta kuptoni sa e rrezikshme është kjo për një person që i jep makinës.

Sipas ekspertëve, vendosja e një orari të gjumit është thelbësore për shëndetin. Flini në një orar të arsyeshëm dhe përpiquni të zgjoheni në mënyrë natyrale. Përmbajuni sa më shumë këtij orari.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim