MENU
klinika

Pronarëve u kërkohet të heqin shtëpizat e drurit

Mynihu anulon tregun e krishtlindjeve

18.11.2021 - 21:36

Pronarët e dyqaneve në tregun e Krishtlindeve në Mynih, që njihet si Christkindlmarkt, kanë nisur të hequn kioskat e drrurit, ndërkohë që autoritetet lokale lajmëruan se atraksionet stinore duhet të mbyllen prej rritjes së rasteve me Covid-19. Pronarëve të shtëpizave i’u dha miratim për të ngritur kabinat e vogla të bizneseve në Marienplatz në Mynih vetëm pak ditë më parë, por tashmë i është thënë që i gjithë tregu do anullohet prej epidemisë.

“Ditën e Hënë, më thanë që lejohem të ngre shtëpizën dhe në fund, rezultati është që duhet ta heqim dhe askush nuk paguan për kostot”- tha Helmut Berger, pronari i një prej dyqnaeve. Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, refuzoi lejen pasi rishikoi presionet tek spitalet lokale, ç’ka solli anullimin e tregut kryesor të Krishtlindjeve në vend për të dytin vit radhazi. “Do të ishte një rritje e papërgjegjshme e rrezikut të infeksionit dhe një sinjal i gabuar”- tha Reiter. Ndërkohë që shumë e kuptojë arsyen, pronarët e dyqaneve të krishtlindjeve thonë se vendimi duhet të bëhej shumë më herët.

Megjithatë, tregjet privatë që mund të manaxhojnë kontrollet e kërkuara për të siguruar se çdo person që hyn është i vaksinuar apo i sapo shëruar, mund të lejohen të operojnë dhe të hapen sipas planeve. Tregu i famshëm i krishtlindjeve në Mynich zakonisht tërheq rreth 3 milionë banorë lokalë dhe vizitorë nga jashtë, që vijnë për të shijuar verën e nxehtë dhe gështenjat e pjekura, ndërkohë që bëjnë pazar për zbukurimet për krishtlindje, në shtëpitë e shumta të drurit. Megjithatë, shteti jugor i Bavarisë është përballur me një numër rekord të infeksioneve, thuajse sa dyfishi i normës kombëtare të incidencës, ç’ka ka sjellë një kufizim të aktiviteteve publike, veçanërisht për të pavaksinuarit.