MENU
klinika

Europa League

Napoli bie sërish, rrezikon kalimin e grupit

24.11.2021 - 19:30

Pas humbjes në kampionat me Interin, Napoli është mposhtur edhe në Europa League. Është Spartaku i Moskës, që ashtu si në ndeshjen e parë në Itali, mposht të kaltrit, kësaj here në shifrat 2-1.

Sobolev shënoi dy herë në pjesën e parë vendasit rusë, në 3’ dhe 28’ dhe kështu u mbyll ky fraksion loje, me miqtë që shumë pak bënë për të shënuar dhe hyrë në lojë me ndonjë gol.

Npaoli ringjallet në pjesën e dytë dhe arrin të ngushtojë me Elmas në 64’, por vetëm kaq, edhe pse kishte shumë minuta në dispozicion. Kjo humbje rrezikon Napolin për të kaluar grupin pasi kushdo që të fitojë mes Legias dhe Leicester, merr vendin e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e pesta në grupe

Chelsea “hakmerret” ndaj Juves, ngec Barcelona