Për analistin Shpëtim Nazarko humbja dhe dorëheqja e Zaevit është një humbje jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por është humbje për të gjithë Ballkanin.
I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, ai tha se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të gjejnë një akord me njëra tjetrën.
“Fakti që partitë shqiptare po copëzohen mendoj se Maqedonia e Veriut është shteti më i rëndësishëm gjeostrategjik. Në Maqedoni kryqëzohen dy korridore. Korridori 8 dhe 10 më të rëndësishmit. Të dy këto kanale botërore piksen në Maqedoni. Gjeopolitika jonë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë ka edhe një faktor tjetër. Kemi mpleksje të hesapeve gjeopolitike të rajonit. Shqipëria Maqedonia dhe Bullgari duhet të gjejnë një akord. Humbja e Zaevit është e rëndë që shkon për tej tij që është humbje e Ballkanit”