MENU
klinika

Telefonata me Zaev

Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit: Integrimi në BE, interes gjeostrategjik i ShBA-ve

24.11.2021 - 18:46

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Karen Donfried, ku të dyja palët konfirmuan partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve partnere të NATO-s.

Sipas njoftimin të bërë publik nga qeveria maqedonase, Donfried theksoi në bisedë se mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriu dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian në dhjetor të këtij viti, si dhe u shpreh se ky proces është në interest gjeostrategjike të ShBA-ve

“Kryeministri Zaev dhe ndihmëssekretarja Donfrid diskutuan për ofertën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku SHBA shprehën mbështetje për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në dhjetor”, tha sot qeveria maqedonase në një komunikatë për median.

Gjithashtu ndihmëssekretarja e Shtetit, në emër të Qeverisë së SHBA-së dhe qytetarëve të SHBA-së I shprehu kryeministrt Zaev ngushëllime të thella qytetarëve të Maqedonisë për viktimat nga aksidenti tragjik në Bullgari.