MENU
klinika

Gjatë kontrollit zbulohet se…

Në kërkim për dhunë ndaj gruas, arrestohet 50-vjeçari në Fier

20.11.2021 - 11:51

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 50-vjeçar të shpallur në kërkim për dhunë në familje. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier.

50-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç.

Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Nisan” në gjendje të dehur.