MENU
klinika

NBA

Ngjeshet kreu në Lindje, Lakers bien sërish

16.11.2021 - 12:13

Garë shumë e fortë në Konferencën e Lindjes në NBA. Washington Wizards, Chicago Bulls dhe Brooklyn Nets janë në krye të renditjes. Një fitore të rëndësishme mori Washington, që mundi 105-100 New Orleans, ndeshje ku u dallua Dinwiddie me 27 pikë.

Jashtë fushe fitoi ekipi i Chicago Bulls, që mposhti 121-103 Los Angeles Lakers. Takim i dominuar nga miqtë, ku u dallua DeRozan me 38 pikë, mbështetur edhe nga Ball me 27 pikë e LaVine me 26 pikë.

Skuadra e Dallas Mavericks, falë 29 pikëve e 11 rebound të Porzingis, fitoi 111-101 ndaj Denver Nuggets, ndërsa Miami Heat triumfoi 103-90 në shtëpinë e Oklahoma City Thunder (Herro 26 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN