MENU
klinika

Situata te Barcelona

Nis revolucioni i Xavit, vetëm 3 lojtarë nuk preken

30.11.2021 - 18:15

Barcelona e Xavi-t ka filluar të mendojë për merkaton e janarit, ku do të provohet të merret Ferran Torres, i cili duket se është gati të transferohet te katalanasit.

Pengesa e madhe për blaugranat është çmimi i kartonit të sulmuesit të Manchester City-t, për të cilin kërkojnë mes 70 dhe 80 milionë euro. Për këtë arsye, Barcelona ka nxjerrë në shitje tetë lojtarë të skuadrës: bëhet fjalë për Neto, Umtiti, Sergino Dest, Lenglet, Sergi Roberto, Mingueza dhe Coutinho.

Tre janë lojtarët që konsiderohen të paprekshëm nga Xavi dhe klubi: Gavi, Pedri e Nico. Lajmi është raportuar nga Mundo Deportivo. Natyrisht, fjalë për lojtarë me të ardhme, pasi Pique, Sergi Busqets apo ndonjë tjetër nuk mund të përfitosh edhe po i nxorre në shitje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN