MENU
klinika

Kush janë dy emërimet e reja

Nuk ndalen lëvizjet në Polici

11.11.2021 - 13:05

Nuk ndalen ndryshime në radhët e policisë, së shtetit, pas marrjes së drejtimit nga Gledis Nano.

Ndryshimet dhe lëvizjet kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.

Kështu në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisar Ervin Hasrama në vend të Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.

Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës. Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasa.