MENU
klinika

Specialistë të psikologjisë mjekësore

Oda e Mjekëve licencon spec. Donika Tahirsylaj-Alidemi Mr.sci dhe Bislim Bislimin

15.11.2021 - 18:09

Specialistja Donika Tahirsylaj Alidemi Mr.Sci, e cila ka pwrfunduar specializimin në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe specialisti i biokimisë klinike, Bislim Bislimi, janë bërë specialistët e parë të psikologjisë mjekësore.

Kjo u bë e ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), e cila njofton se ka dorëzuar sot licencat e para të specialistëve të psikologjisë mjekësore dhe atyre të biokimisë klinike.

“Kjo u arrit pas bashkëpunimit të MSH-së dhe OMK-së dhe pas opinionit ligjor të Zyrës Ligjore të MSH-së dhe në frymën e zhbllokimit të kësaj çështjeje, e mbetur peng tash e dy vjet. Dy specialistët e parë shëndetësorë të këtyre kategorive që u licencuan sot janë specialistja e psikologjisë mjekësore Spec.Donika Tahirsylaj-Alidemi Mr.Sci dhe specialisti i biokimisë klinike Bislim Bislimi”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

OMK-ja gjithashtu bëri të ditur se kjo procedurë do të vazhdojë deri në një vendim tjetër të Ministrisë së Shëndetësisë./ Zëri