MENU
klinika

Trajneri i Uruguajit

Pas 15 vitesh në drejtim, shkarkohet legjenda

19.11.2021 - 23:12

Një fund jo i lumtur pas 15 vitesh, por futbolli në disa momente është i pamëshirshëm dhe të dënon edhe fati. Pas humbjes në Bolivi 3-0, Oscar Tabarez nuk është më trajneri i kombëtares së Uruguajit. Lajmin e bën të ditur federata në rrjetet sociale.

74 vjeçari drejtoi ‘La Celesten’ për 15 vite dhe pati suksese të mëdha, ku spikat fitorja e Kupës së Amerikës në vitin 2011 apo dalja në gjysmëfinale në 2010. Tabarez ka drejtuar gjithashtu dhe Cagliarin dhe Milanin në vitet ‘90.

Në 5 ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin, Uruguaji mori një barazim dhe pësoi 4 humbje rresht. Si pasojë e rezultateve negative, Federata vendosi që të shkëpuste marrëdhënien me trajnerin dhe stafin e tij.

“Ne e falenderojmë dhe e vlerësojmë kontributin e Tabarez përgjatë 15 viteve të fundit. Ai na ndihmoi që të arrinim rezultate të rëndësishme duke e bërë Uruguajin një prej kombëtareve më të forta në botë”, – thuhet në komunikatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN