MENU
klinika

Zbulojnë detaje nga projekti

Për herë të dytë, Elvana Gjata bashkëpunon me Capital T!

04.11.2021 - 10:21

Elvana Gjata dhe Capital T po sjellin bashkëpunimin e radhës. Ata kanë konfirmuar spekulimet e ditëve të fundit që qarkulluan në rrjet se kanë bashkuar sërish forcat. Dyshja kanë ndarë pak orë më parë për publikun pak sekuanca nga klipi i këngës që do të quhet “Flakë Flakë”.

Projekti pritet të lansohet të premten pas mesnate. “Fustani” dhe “Lejla” janë dy prej projekteve që kanë sjellë artistët, të cilët u shndërruar menjëherë në hite. Ky duet vjen pak muaj pasi Elvana bashkëpunoi me artisten nga Rumania, Inna.