MENU
klinika

Mjeshtri i letërsisë universale

”Përjetësia e shpirtit dhe Zoti, janë Një dhe e njëjta ide”

04.11.2021 - 17:39

         “E bukura do të shpëtojë botën”… me këto pak fjalë, Dostojevski tregon se ka ditur të gjejë, edhe pse në një ekzistencë të mbushur me andrralla dhe huamarrje, optimizmin e nevojshëm për të krijuar një vepër të admirueshme./Konica.al

Filozof brilant. Besimtar i vërtetë. Eksploruesi i skutave më të errëta të mendjes njerëzore. Njeriu që konceptoi ekuacionin letrar më të famshëm në botë – “Krim dhe ndëshkim”. Njëqind e dyzet vjet pas vdekjes, ende vijon të jetë, jo vetëm burim krenarie kombëtare në Rusi, por magnet për bibliofilët anekënd botës.

Dostojevski nuk ka nevojë për parathënie, i shkroi kryeveprat nisur nga këndvështrimi i personazhit për të eksploruar aspektet metafizike të mjerimit, brengave dhe padrejtësisë.

Autori i “Sozia”, “Një zemër e dobët”, “Pollzunkovi” etj., parashikoi epokën e dhunës globale dhe u bë një nga zërat më të rëndësishëm të kulturës ruse. Ajo çfarë i intereson më së shumti romancierit të ekstremeve, janë pyetjet gjithëpërfshirëse dhe themelore si ekzistenca e Zotit, domethënia e jetës, bazat morale e veprimeve tona, legjitimiteti ose justifikimi i krimit, absolutja e të mirës dhe të keqes, skandali i vuajtjes së fëmijëve, absurditeti i botës etj.

Nuk lexohet për t’u zbavitur, apo për të kaluar kohën…/Konica.al

Përmes Dostojevskit zbulojmë dhe kuptojmë më mirë forcat e errëta dhe të papohueshme, që gjallojnë në skutat më të errëta të shpirtit tonë.

E lexojmë për të parë kapërcimin e dëshirës njerëzore, që e shtyn çdo individ ta kërkojë plotësinë e qenies me të gjitha mjetet e mundshme, ndonjëherë duke e çuar atë në prag të katastrofës dhe rrëmujës. Ne duhet të bëhemi trashëgimtarë të pasurisë së reflektimit të tij mbi rreziqet, kërcënimet dhe fatkeqësitë që na përgjojnë, por edhe mbi pafajësinë, bukurinë dhe madhështinë e ekzistencës.

Të lexosh Dostojevskin është një përvojë e paharrueshme: një eksperiencë që konsiston në pranimin për të zbritur në honet e trazuara të psikikës njerëzore, për të dalë më pas me idenë sesi mund të duket iluminizmi ekzistencial. I etur për të vërtetën, atij nuk i duhet të bëjë zgjedhje. Bota mbetet një luginë lotësh dhe individi, i vetëdijshëm për veçantinë e tij, pyet veten se ç’rol duhet të marrë për të justifikuar ekzistencën.

Është kjo zbritje në thellësitë e vetëdijes, që magjeps lexuesit modernë, sepse, nëse nuk jep përgjigje, mjeshtri i fjalës ka aftësinë që të pyesë pareshtur veten dhe t’u shkojë deri në fund të gjitha kontradiktave.

Krijimtaria e tij është njëherazi edhe dëshmia e një njeriu që diti t’i kapërcejë fatkeqësitë dhe t’i kthejë në art./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit