MENU
klinika

Ligue 1, Java 15

Përmbys PSG, Messi jep dy asiste, dopietë e Marquinhos

28.11.2021 - 15:57

PSG nuk e ka pasur shumë të lehtë në transfertën me St Etienne, duke përmbysur vetëm bë fund 1-3, ku protagonist u shfaq Leo Messi me dy asistet e tij.

Ndeshja ka nisur keq për ekipin e Pochettino-s, që e ka parë veten në disavantazh në minutën e 25-të. Reagimi i PSG ka ardhur në fundin e pjesës së parë me golin e barazimit të shënuar nga Marquinho-s, pas kartonit të kuq të marrë nga Kolodziejczak, që ka lënë vendasit me 10 lojtarë.

Marquinhos përsëri dhe Di Maria kanë shënuar dy golat e tjerë për miqtë në pjesën e dytë. Lajmi i keq për PSG ka qenë dëmtimi i Neymar në minutën e 88-të, me brazilianin që është larguar nga fusha në lot dhe me barrelë.