MENU
klinika

Aksident tragjik në Greqi

Përmbyset automjeti, humbin jetën 7 persona

19.11.2021 - 12:09

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Egnatia Odos në Greqi. Në aksident është përfshirë një automjet i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Automjeti është konstatuar fillimisht nga policia e cila i ka bërë me shenjë të ndalonte. Por në këtë moment shoferi i automjetit i cili thuhet se ishte me origjinë moldave ka shtuar shpejtësinë për ti shpëtuar policisë, raportojnë mediat vendase.

Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi duke tentuar ti largohet policisë, drejtuesi i automjetit në momentit kur ka synuar të dalë nga rruga Egnatia është përplasur me anësoret në rrugë dhe është përmbysur.

Policia dhe ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje nxorën nga rrënojat 7 të vdekur, 6 të plagosur rëndë të cilët u dërguan në spitalin e Komotinit , ndërsa 2 të tjerë të cilët ishin të plagosur lehtë u dërguan në spitalin e Ksantisë