MENU
klinika

Bllokuan qarkullimin

Pesë të proceduar për protestën e fermerëve në Lushnje

13.11.2021 - 11:36

Pesë persona janë proceduar penalisht për protestën e zhvilluar dje në Lushnje në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut” ku fermerët u përplasën me policinë. E. Sh., 43 vjeç, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç janë proceduar me akuzat “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”.

Ata akuzohen se kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Protesta e djeshme përfundoi në përplasje të fortë fizike mes policisë dhe fermerëve. Fermerët u mblodhën aty në shenjë proteste ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së./