MENU
klinika

Erë, reshje shiu dhe dallgë deri në 8 ballë

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

26.11.2021 - 11:19

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut, kapiteneria e Vlorës ka bërë me dije se do të ndalohet lundrimi i të gjithë mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit për 5 ditë.

Ndërkohë anijet e pasagjerëve dhe anijet e tjera lundruese nuk do të kenë kufizime.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datat 26, 27, 28, 29, 30.11.2021 në drejtimin Jug-JugLindje dhe JugJugPerëndim në forcën 4-5bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra. Eshte ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Anijet pasagjere dhe anijet e tjera nuk kane kufizime.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 30.11.2021 / 12:00”, thuhet në njoftim.