MENU
klinika

Më e mirë se “Merck”

Pilula e “Pfizer” kundër Covid-19 jep rezultate të shkëlqyra

05.11.2021 - 14:18

Pilula për koronavirusin e Pfizer tregoi efikasitet të lartë ndaj trajtimit të mundshëm të Covid në fazën e dytë të provave klinike. Sipas Pfizer, ilaçi, i cili do të shitet me emrin Paxlovid, tregoi një normë efektiviteti prej 89%, të dhënë tre ditë pas fillimit të simptomave, raporton abcnews.al.

Madje u njoftohet se komiteti i pavarur i shkencëtarëve që monitoroi studimin klinik, sugjeroi që kërkimi të ndërpritet më herët, pasi efektiviteti i ilaçit te pacientët doli të ishte “shumë bindës”.

Kompania planifikon të dorëzojë të dhënat e studimit në FDA sa më shpejt të jetë e mundur, si pjesë e procesit të miratimit për përdorim urgjent.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Albert Burla, duke folur për CNBC, ka specifikuar edhe afatin kohor për dorëzimin e kërkesës në FDA “përpara ditës së Falënderimeve”, që këtë vit është më 25 nëntor.

Sipas të dhënave, pilula Pfizer duket të jetë më efektive se homologia e Merck, e cila tashmë është në proces miratimi nga FDA.