MENU
klinika

Vrasja makabër e 8-vjeçarit Mateo Vasiu

Pllakos zia në fshatin Greçalli!

17.11.2021 - 09:57

Në fshatin Greçalli të Fierit ka pllakosur zia! Banorët e fshatit shprehen të tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, e nga dëshmitë e tyre kuptohet se mbase vrasja makabëre të miturit, ishte e paralajmëruar.

Një banore e fshatit shprehet se autori, Klodian Çalamani, 38 vjeç, i dënuar më parë për pengmarrje, ishte një person i çekuilibruar dhe problematik në fshat.

“Jemi tronditur shumë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo histori. Ne nuk e dinim, pa nuk e linim. Ai nuk na kishte bërë ndonjë gjë, pinte dhe nuk kishte tru shumë, bënte maskarallëqe dhe me ne që ishim nëna, bënte 500 ndyrësira. Ishte rrugaç. Ai Mateon e mori si për të marrë biçikletën. E pashë te rruga dhe tha ja po rri. E pamë që ai foli me atë, por menduam si gjithmonë. Edhe fëmijën e komshiut tjetër ai e merrte brenda, e ushqente e mbante. Nuk e dinim që mund të shkonte deri këtu. Ai ka gjetur rrugën bosh para se të bënte këtë gjë”, tha ajo.

Ata kërkojnë drejtsi për vogëlushin, jeta e të cilit u ndërpre në mënyrë makabër.

“Ne duam që ai të varet, jo burg të përjetshëm, djali jonë nuk vjen më”, thotë një banore.

“Ça t’i lërë shteti këto lloj mostrash? Lihet ai në burg? Ai është monstër”, shprehet një tjetër.

Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 të së martës ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç’ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Kush është Klodian Çalamani?
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009c