MENU
klinika

Babai i Novak Djokovic

“Po na kërcënojnë të vaksinohemi me pahir”

29.11.2021 - 16:36

Pas vendimit që morën organizatorët e Australian Open, për të mos lejuar në këtë turne tenistët e pavaksinuar, prania e numrit 1 në botë për meshkuj, serbit Novak Djokovic, është në dilemë. Ai që ka folur për këtë çështje është babai i tij:

“Nëse jemi të vaksinuar apo jo kjo është një e drejtë personale e çdo individi. Askush nuk na e cënon këtë të drejtë kushtetuese”, tha Srdjan Djokovic.

“Organizatorët e Australian Open kanë folur hapur për djalin tim dhe mendoj se kjo gjë është absurde. Ai dëshiron të luajë, pasi është një sportist, por në këto kushte, madje me këto kërcënime që bëhen. Djali im e di se çdo të bëjë”, tha ma tej Srdjan Djokovic.

Duhet ende edhe pak kohë që të vendoset zyrtarisht lista e tenistëve pjesëmarrës në grand slam e parë të vitit 2022, që zhvillohet në janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN