MENU
klinika

Befason Meghan Markle!

Princ Harry i dhuroi unazën e ridizajnuar të fejesës

28.11.2021 - 14:21

Pikërisht katër vjet më parë sot, Princi Harry dhe Meghan Markle i njoftuan botës se do të martoheshin.

Çifti i lumtur konfirmoi lajmin e bukur para mediave në kopshtin e bukur Sunken Garden të Kensington Palace.

Sigurisht, të gjithë sytë shkuan në dorën e majtë të Meghan për të parë unazën e saj mahnitëse të fejesës, e cila ishte bërë me dy diamante nga koleksioni i nënës së tij Princeshë Diana dhe një nga Botsvana.

Në atë kohë Harry tha: “Unaza është padyshim ari i verdhë sepse është i preferuari i saj dhe vetë guri kryesor që e kam marrë nga Botsvana, dhe diamantet e vogla në të dyja anët janë nga koleksioni i bizhuterive të nënës sime, për t’u siguruar që ajo është me ne në këtë udhëtim të çmendur së bashku.”

Por nëse do të shikoni dorën e majtë të Meghan-it sot, unaza që Harry i dha Meghan-it tani duket shumë ndryshe.

Dhe kjo sepse ai e kishte ridizenjuar për t’u lidhur me përvjetorin e parë të martesës së çiftit.

Ishte e paqartë se kur ndodhi ndryshimi, por Meghan nuk mund ta mbante unazën e saj gjatë fazave të fundit të shtatzënisë.

Meghan dhe Harry janë një nga çiftet më të komentuara dhe nuk ngurrojnë asnjëherë të shfaqin dashurinë në publik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN