MENU
klinika

Kanë humbur kontaktin prej disa ditës

Prindërit denoncojnë zhdukjen e djalit të tyre!

19.11.2021 - 14:04

Një 28-vjeçar nga Erseka është zhdukur nga shtëpia prej disa ditësh tashmë duke humbur kontaktet me familjarët e tij.

Mësohet se ai jetonte në fshatin Starje në bashkinë e Kolonjës. Denoncimin e kanë bërë familjarët e 28-vjeçarit të cilët thonë se kanë kontaktuar me të për herë të fundit në datën 1 nëntor.

Përpara se të zhdukej, i riu Sherif Mukaj ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitetit dhe telefonin në shtëpi.

Prindërit e tij jetonin prej vitesh në Amerikë, dhe pohojnë përpara policisë se prej disa ditësh nuk kanë foplur me asnjë prej tyre.

Të alarmuar, ata janë nisur drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre, duke bërë dhe një denoncim në polici.

Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qënë në konflikt me njeri.