MENU
klinika

Shembet masivi shkëmbor

Probleme në qarkullimin e makinave në aksin Skuraj-Burrel

28.11.2021 - 11:19

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut të dy ditëve të fundit një masiv shkëmbor është shembur në aksin nacional Skuraj-Burrel.

Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur “Sektori C”.

ARRSH bën me dije se për shkak të masivit shkëmbor është bllokuar qarkullimi në këtë aks, ndërsa në akset e tjera nuk ka problem.


“Në oret e para të mëngjesit të sotëm ka pasur rënie masive gurësh në segmentin Skuraj-Burrel km 12 duke bërë bllokimin e qarkullimit në të dyja senset e lëvizjes në rrugë

Kontraktori i mirëmbajtjes menjëherë ka bërë të mundur hapjen e qarkullimit në njerin drejtim të rrugës, po punohet për hapjen edhe të krahut tjetër

Në akset e tjera rrugore nuk ka problematika, qarkullimi vazhdon normalisht”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.