MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse kam rrahje të ngadalta zemre?

20.11.2021 - 12:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse kam rrahje të ngadalta zemre?

Mjeku: Sinjalet elektrike që kalojnë nëpër të katër dhomat e brendëshme të zemrës, ndihmojnë në mbajtjen e ritmit të zemrës në nivelet e duhura. Nëse rrahjet e zemrës janë të ulta dhe të ngadalta, mund të jetë një tregues se sinjalet elektrike që zemra merr nga trupi nuk janë të rregullta. Zakonisht shfaqet me kalimin e moshës dhe përgjatë viteve kur funksionet e trupit fillojnë të dobësohen. Gjithashtu mund të jetë shfaqet si pasojë e abuzimit me alkollin apo duhanin, nga problemet me presionin e lartë të gjakut apo pas ndonjë ataku në zemër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim