MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse meshkujt dhe femrat e përjetojnë ndryshe depresionin?

27.11.2021 - 13:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse meshkujt dhe femrat e përjetojnë ndryshe depresionin?

Mjeku: Gratë dhe vajzat e prekura nga depresioni kanë simptoma të ndryshme. Në vija të përgjithshme ato përjetojnë trishtim, mërzi, të qara dhe kaplohen nga ndjenja tejet negative. Meshkujt nga ana tjetër, ndonëse mund të kenë rënë në dëshpërim, nuk e shprehin dot lehtë trishtimin dhe mërzinë. Meshkujt e tregojnë depresionin nëpërmjet zemërimit, irritimit dhe agresivitetit.

Ata janë implusivë, apatikë, kanë vetëvlerësim të ulët, fajësojnë gjithmonë të tjerët, izolohen nga shoqëria. Meshkujt që bien në depresion, kanë një nevojë të madhe të jenë nën kontroll të gjërave. Ata mund të kenë edhe tendencën të konsumojnë lëndë narkotike, të luajnë bixhoz dhe të tregojnë një sjellje të rrezikshme seksuale. Të gjitha këto simptoma shërbejnë si mburojë për trishtimin e brendshëm. Përjetimi i depresionit tek të dyja gjinitë bashkohet nëpërmjet disa simptomave të përbashkëta siç janë: mungesa e energjisë, përqendrimi i dobët dhe humbja e interesit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim