MENU
klinika

COVID-19

Pse jeni negativë, pavarësisht kontaktit me të infektuar?

16.11.2021 - 08:18

A keni rezultuar (ju ose dikush që njihni) negativë për Covid pavarësisht se e gjithë ose një pjesë  e familjes është infektuar me koronavirusin? Kjo duket se ndodh jo pa shkak.

Shkencëtarët kanë gjetur një shpjegim, duke treguar se një pjesë e njerëzve përjetojnë “infeksion aborti” në të cilin virusi hyn në trup, por pastrohet nga qelizat T të sistemit imunitar në fazën më të hershme që do të thotë se testet PCR dhe antitrupat regjistrojnë një rezultat negativ.

Studimi i ri mund të hapë rrugën për një gjeneratë të re vaksinash që synojnë përgjigjen e qelizave T, e cila mund të prodhojë imunitet shumë më afatgjatë, thanë shkencëtarët (via Guardian).

Leo Swadling, një imunolog në Kolegjin Universitar të Londrës dhe autori kryesor i punimit, tha:

“Të gjithë kanë prova anekdotike të njerëzve që janë ekspozuar, por nuk janë infektuar. Ajo që ne nuk e dinim është nëse këta individë ia dolën vërtet ta shmangnin plotësisht virusin ose nëse e pastruan natyrshëm virusin përpara se të zbulohej nga testet rutinë.”

Hulumtimi sugjeron që një nëngrup njerëzish kanë tashmë qeliza T të memories nga infeksionet e mëparshme nga koronaviruset e tjerë sezonalë që kanë shkaktuar ftohje të zakonshme, të cilat i kanë mbrojtur nga Covid-19.