MENU
klinika

Edhe kur je me dietë...

Pse s’duhet të heqësh dorë nga makaronat?

13.11.2021 - 15:31

Gjëja e parë që na shkon ndërmend të heqim nga vaktet kur jemi me dietë është konsumimi i makaronave dhe i bukës. Ne mendojmë se karbohidratet janë përgjegjësit kryesorë për shtimin e peshës tonë.

Por e kemi krejtësisht gabim, pasi konsumimi në sasi të duhura të këtyre ushqimeve është thelbësor për të ruajtur një gjendje të mirë të shëndetit dhe në të njëjtën kohë një formë të përsosur fizike.

Në kundërshtim me atë që shpesh mund të besoni, ngrënia e shumë mishi, frutave dhe perimeve dhe eliminimi total i makaronave dhe bukës, nuk është sekreti i humbjes së peshës.

Në afat të gjatë, në fakt, një dietë e ulët në karbohidrate dhe e pasur me proteina shtazore dhe sheqerna mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë.

Sipas një studimi të bërë nga një grup i studiuesve amerikanë, i publikuar në “Annals of Internal Medicine”, i cili shqyrtoi shëndetin e 130 mijë njerëzve, arriti në përfundimin se ata persona që zgjedhin këtë lloj regjimi ushqimor ka gjasa të sëmuren më lehtë, nga kanceri apo problemet e zemrës.

Karbohidratet i japin energjinë e nevojshme trupit, për të funksionuar siç duhet dhe kanë funksione të rëndësishme biologjike.

Ndaj ekspertët apelojnë se nëse ju dëshironi të humbni peshë me një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, ju nuk duhet të hiqni dorë nga karbohidratet, veçanërisht ato komplekse.

FAO dhe OBSH rekomandojnë që 50-60% e kërkesës ditore trupore për energji të vijë nga karbohidratet dhe vetëm 10% nga sheqernat e thjeshta.

Ndaj këshillohet që buka dhe makaronat të mos eliminohen nga tryeza juaj!

Burimi: TgCom24