MENU
klinika

“Valëvit flamurin”

Rama: Nisma e bukur e familjeve shqiptare për ditët më të veçanta të historisë sonë

24.11.2021 - 11:12

Në prag të festave të nëntorit, në dritaret e familjeve shqiptare ka nisur të valëvitet flamuri kuq e zi, një traditë kjo që po ndiqet prej vitesh në vendin tonë.

Pikërisht me këto pamje ka zgjedhur ta nisë ditën e sotme kryeministri Edi Rama. Ai ka ndarë foto nga disa ballkone banesash ku valëvitet flamuri ynë kombëtar duke bashkangjitur edhe një mbishkrim.

“Mirëmëngjes me këtë nismë të bukur të familjeve shqiptare për ditët më të veçanta të historisë sonë”, shkruan Rama krahas fotove.