MENU
klinika

S’i vëmë faj!

Reagimi i Nicki Minaj kur takoi nga afër Melinda Ademin!

28.11.2021 - 14:05

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është tashmë një prej emrave më në zë të muzikës.

Mirëpo, vite më parë ajo ka tentuar tregun amerikan ndaj e nisi karrierën e saj në “American Idol” në vitin 2011.

Pasi nuk arriti rezultatin që kërkonte, Melinda u rikthye në garë dy vite më vonë dhe arriti deri në gjysmëfinale, ku pati dhe mundësinë të vlerësohej nga J.Lo dhe Nicki Minaj.

Sot, Melinda ishte e ftuar në “5 data” në Prive ku është pyetur se çfarë i ka thënë Nicki Minaj kur janë takuar live.

“Takimi ka qenë shumë interesant. Më ka thënë po më pëlqen shumë outfit-i yt, a mundesh me u rrotullu? U rrotullova dhe më tha “cute b*tt” (të pasme të lezetshme)” – ka treguar Melinda.

Epo, nuk i vëmë faj!

Më herët, Melinda i habiti të gjithë me deklaratën e saj se gjatë karrierës dhe sidomos në fillimet e saj, është përballur me bullizëm dhe me kërcënime.

Si nuk jemi mësuar që ta shohim, Melinda është përlotur në studio kur ka kujtuar nënën e ndjerë dhe na ka rrëqethur me fjalët.

“U mërzit shumë kohëve të fundit. Se e ka dit ndoshta që ka me shku dhe s’ka dasht, ka dasht me ndejt. As gjyshe nuk u ba, u shku shumë herët me 50 vjet”, ka rrëfyer mes lotëve Melinda.

Kujtojmë se ajo humbi nënën në mars të këtij viti, lajm të cilin e dha mes dhimbjes së madhe.