MENU
klinika

Sonte, në 20:45

Reja rindërton ekipin, ja si pritet të luajë ndaj Andorrës

15.11.2021 - 13:30

Kombëtarja shqiptare do të luajë me shumë ndryshime në ndeshjen ndaj Andorrës. Edy Reja ka rindërtuar një formacion për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet dhe pezullimet.

Si pasojë e kartonëve, janë të pezulluar Ardian Ismajli, Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi. Ndërsa të dëmtuar janë Marash Kumbulla, Keidi Bare, Frederik Veseli dhe Armando Broja. E thënë ndryshe, ndryshime ka në çdo repart dhe për këtë u thirrën urgjentisht 3 lojtarë, Ernest Muçi, Taulant Seferi dhe Enis Çokaj.

Edy Reja pritet të hedhë në fushë një formacion me 8 ndryshime nga sfida me Anglinë. Strakosha, Uzuni dhe Hysajn pritet që të jenë në fushë nga ndeshja e fundit. Në prapavijë pritet të rreshtohen Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari, ndërsa në mesfushë nga e djathta Odise Roshi dhe e majta Elseid Hysaj.

Në qendër të mesfushës përgjegjësia do të bjerë mbi Ylber Ramadanin dhe Qazim Laçin, ndërsa nga minuta e parë Reja pritet t’i besojë Endri Çekiçit. Në repartin e sulmit, Uzuni mendohet ta nisë nga fillimi, i shoqëruar me Taulant Seferin ose Ernest Muçin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kapiteni në koferencë për shtyp

Hysaj: Nuk do ta marrim lehtë Andorrën