MENU
klinika

Me Anglinë dhe Andorrën

Reja shpall listën, risitë për dy ndeshjet e nëntorit

06.11.2021 - 13:24

Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare ka bërë publike ditën e sotme listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Lista ka pak ndryshime nga grumbullimi i fundit në tetor, teksa rikthehen në Kombëtare emra si Albi Doka dhe Qazim Laçi. Ky i fundit nuk ishte pjesë e listës në tetor për shkak të disa problemeve fizike.

Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në ndeshjen që Kombëtarja zhvilloi ndaj Hungarisë në Budapest dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës ku do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë edhe dy sfidat e fundit për këtë fushatë eliminatoresh.

Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në transfertë. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të Andorrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri shqiptar Elhan Kastrati

“U emocionova kur takova dhe fola me Buffon”