MENU
klinika

Jeni kuriozë të njihni se cili vend e ofron këtë?!

Rekord për pikat publike të qasjes në Wi-Fi

13.11.2021 - 15:39

Mexico City ka thyer një rekord botëror për akses falas në Wi-Fi falë mijëra pikave publike të aksesit në internet në të gjithë kryeqytetin. Kjo sipas një njoftimi nga Rekordet Botërore Guinness. Sipas medieve të huaja, kryeqyteti i Meksikës vlerësohet se ka 21,500 mijë hotspots në një rrjet të vetëm urban të Wi-Fi-s falas.

Pikat e qasjes janë të shpërndara në të gjithë qytetin e gjerë me rreth nëntë milionë banorë, veçanërisht në transportin publik. Kur shkollat u mbyllën për më shumë se një vit gjatë pandemisë së koronavirusit, disa studentë shfrytëzuan këto shërbime për të marrë pjesë në klasa online.

Me siguri të paktën një herë në jetë ju ka ndodhur të lidheni me internet në një qendër tregtare apo hotel, qoftë për arsye biznesi apo private. Por, a e keni menduar se po rrezikohen të dhënat tuaja private? Sot, interneti është i pranishëm kudo, në pothuajse të gjitha objektet hotelierike, madje edhe në kafenetë dhe restorantet ku shpesh qëndroni.

Hotelet mund të jenë “të rrezikshëm”, megjithëse hyrja në internet duket e sigurt. Shumë kompani që merren me këtë temë, të tilla si ‘Kaspersky’ ose ‘SensePost’, kanë theksuar për vite me rradhë se Wi-Fi publik paraqet një “rrezik të madh sigurie”.

Nëse mendoni se një hotel luksoz është më i sigurt se një motel lokal, e keni gabim. Hakerat shpesh krijojnë rrjete wireless false, të cilat kanë një emër të ngjashëm me hotelin wi-fi, dhe kryesisht zhyten në vendet që vizitohen dhe janë të njohura. Pastaj ata presin që “viktima të bjerë në grackë”, për tu identifikuar.

Sapo një person të lidhet me atë internet, hakerat instalojnë lehtësisht softuer të krijuar për të bërë dëme dhe viruse, të cilat së shpejti do t’u japin atyre akses në të gjitha të dhënat e “viktimës”. Jo vetëm mysafirët e hotelit ose shitësit e dyqaneve bien në këtë grackë, por edhe një numër i madh i punonjësve që punojnë në distancë.

Në botën e sotme dinamike, përdoruesit e internetit duhet të dinë si të qëndrojnë të sigurt dhe të mbajnë larg hakerat kibernetikë. Por kjo nuk është e lehtë këto ditë me mënyra të tilla në dukje të pafundme që hakerat dhe mashtruesit të kenë qasje në informacionin tuaj personal ose të vjedhin identitetin tuaj. Fatmirësisht, nuk duhet të jesh një magjistar kompjuteri për të mbajtur veten të sigurt. Ju njohim në këtë link me disa këshilla për t’ju ndihmuar që të qëndroni më të sigurt në internet.