MENU
klinika

Gati për në Botëror

Risia, pozicioni jashtë loje bëhet automatik

19.11.2021 - 17:12

Më 25 nëntor do të diskutohen disa çështje vendimtare për të ardhmen e futbollit: ndër temat që do të trajtohen është ajo e zbatimit të testeve në ndeshjet për zbulimin automatik të pozicionit jashtë loje dhe mundësinë që secila federatë të vendosë nëse do të përdorë tre deri në pesë zëvendësime për ndeshje.

Në fund të tetorit, një grup ekspertësh të IFAB u mblodhën për të diskutuar mundësi të ndryshme të ndryshimeve të rregullave dhe tani është radha e takimit vjetor që është një prelud i Asamblesë së Përgjithshme në 4-5 Mars 2022.

Me këtë rastin e takimit që do të zhvillohet pas pak ditësh, drita jeshile mund të jepet për të testuar një nga revolucionet e mëdha që priten në VAR në ndeshjet zyrtare: offside automatik.

Është një sistem i quajtur Haëk-Eye, i cili zbulon menjëherë se cili lojtar është në pozicion të avancuar, bazohet në gjurmimin e lojtarëve në fushë dhe është në gjendje të vendosë vijën me saktësi të jashtëzakonshme në vetëm disa sekonda.

Nëse jepet drita jeshile, mund të testohet për herë të parë në Botërorin e Klubeve shkurtin e ardhshëm dhe gjatë Asamblesë së Marsit mund të mendohet edhe për miratimin për përdorimin e këtij mjeti për Botërorin e Katarit.

Takimi i javës së ardhshme do të diskutojë lënien e opsionit të përhershëm që garat të vendosin të bëjnë pesë ndryshimet për lojë dhe jo tre të zakonshmet që ishin bërë para pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN