MENU
klinika

Mediat angleze

“Ronaldo ikën nëse nuk United nuk hyn në Champions”

09.11.2021 - 22:39

Manchester United është aktualisht në krizë, me paraqitje dhe rezultate të dobëta që e kanë përjashtuar atë për momentin nga gara për titull në Premier League, duke e lënë Cristiano Ronaldon të shqetësuar për sa i përket së ardhmes.

Dështimi për të përfunduar në top katërshen e kampionatit anglez, që do të thotë moskualifikim në Champions League sezonin tjetër, mund të shtyjë Ronaldon që të kërkojë një aventurë tjetër.

Sipas mediave angelze, Ronaldo mund të kërkojë një largim në verën e ardhshme nëse fati i ekipit nuk ndryshon. Sulmuesi portugez ka dëshirë për të fituar trofe, si individuale ashtu edhe kolektive, dhe nuk është i gatshëm për të qëndruar në një klub, pritshmëritë dhe aftësitë e të cilit nuk janë në të njëjtin nivel me të tijat.

Në intervistën e fundit, portugezi e bëri të qartë se nuk u kthye në Angli për të parë vitet e mbetura të karrierës së tij. “Unë thashë atë që ndjeva në atë moment, se jam këtu për të fituar tituj. Manchester United është një simbol i fitimit të titujve dhe unë nuk jam këtu për pushime.

Unë u kam thënë drejtuesve të klubit se ka potencial të madh në këtë ekip. Këtu ka lojtarë të rinj, lojtarë me potencial, dhe unë jam këtu për të fituar dhe për të ndihmuar ekipin të ndërtojë gjëra të reja”, – shprehej Ronaldo në prezantimin e tij në verë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN