Gati gjysma e popullsisë së botës vuan nga kequshqyerja, e cila ka efekte të dëmshme për shëndetin dhe planetin, sipas një raporti të publikuar sot.
Sipas të dhënave të këtij raporti vjetor të titulluar “Raporti global i të ushqyerit ” (GNR) nga organizata të tilla si OKB, Unicef, Organizata Botërore e Shëndetësisë ose Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, 48% e njerëzve në Tokë hanë shumë ose shumë pak.
Me ritmet aktuale, bota nuk do të arrijë tetë nga nëntë objektivat e OBSH-së për ushqimin e vendosur për vitin 2025.
Këto synime përfshijnë uljen e peshës tek fëmijët (një gjendje në të cilën ata janë shumë të hollë për gjatësinë) dhe vonesat në zhvillim (kur janë shumë të vegjël për moshën e tyre), si dhe obezitetin tek të rriturit.
Raporti vlerëson se rreth 150 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vuajnë nga vonesa në zhvillim, më shumë se 45 milionë janë të dobët dhe pothuajse 40 milionë janë mbipeshë.
Ai gjithashtu zbulon se më shumë se 40% e burrave dhe grave (2.2 miliardë njerëz) janë mbipeshë ose obezë.
Një e katërta e të gjitha vdekjeve të të rriturve janë për shkak të ushqyerjes së dobët
“Vdekjet e parandalueshme nga kequshqyerja janë rritur me 15% që nga viti 2010 dhe tani përbëjnë ‘ një të katërtën e të gjitha vdekjeve të të rriturve’”, tha Renata Misa, kryetare e Grupit të Pavarur të Ekspertëve GNR.
“Të dhënat globale tregojnë se dieta jonë nuk është përmirësuar gjatë dhjetë viteve të fundit dhe tani është një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut dhe planetin”, shtoi ai.
Sipas raportit, njerëzit nuk konsumojnë sasitë e rekomanduara të ushqimeve që promovojnë shëndetin, si frutat dhe perimet.
Të ushqyerit në varësi të të ardhurave të çdo vendi
Siç pritej, në vendet me të ardhura të ulëta konsumi i këtyre ushqimeve është më i ulët.
Në fund të fundit, vendet me të ardhura të larta konsumojnë më shumë ushqime që janë të dëmshme për shëndetin, si mishi i kuq, bulmeti dhe pijet me sheqer, dhe kanë përqindjen më të lartë të njerëzve mbipeshë./abcnews.al