MENU
klinika

Në nominim përballë Einxhel

Semi e eleminuara e radhës nga “Big Brother VIP”

27.11.2021 - 11:05

Te nominuarat e kësaj jave në “Big Brother VIP”ishin Fifi,Semi dhe Einxhel. Dalja e papritur e Fifit bëri që televotimi të anullohej.

Në respekt të publikut që ka votuar përpara ditës së martë,”Vëllai i madh” vendosi që të hapte një televotim për dy vajzat e tjera të nominuara.

Publiku vendosi që Semi të largohej nga shtëpia, me shumicë votash.

Mes emocionesh ajo u përshëndet me banorët, dhe sigurisht më i prekuri ishte Donaldi, me të cilin ajo ka patur më së shumti afrimitet.