MENU
klinika

Situata e portierit shqiptar

Sheikët sauditë kërkojnë Strakoshën te Newcastle

09.11.2021 - 20:20

Me emërimin e trajnerit të ri Eddie Hoëe në krye të Neëcastle, sheikët sauditë po kërkojnë të krijojnë një skuadër kompetitive që në janar, dhe duan t’ia nisin që nga porta.

Emri i Tomas Strakoshës është lakuar për vetë faktin se kontrata e shqiptarit me Lazion skadon verën tjetër, dhe do të ishte një lëvizje me kosto të ulët, për t’i lënë hapësirë një investimi më të madh në repartet e tjera.

Gazeta britanike “Daily Mail” zbulon se skautët e klubit anglez kanë qenë të pranishëm në sfidën Marseille-Lazio në Europa League me objektivin e vetëm për të parë nga afër portierin shqiptar.

Aktualisht, 26-vjeçari është zgjedhje e dytë nga Sarri në Serie A, dhe një largim i mundshëm do t’i jepte më shumë hapësira në fushën e lojës. Neëcastle po synon të nënshkruajë një parakontratë me Strakoshën që do ta detyronte klubin e Lazios të ulte çmimin në fund të kontratës