MENU
klinika

Aktori i vetëm që ka dalë nudo në teatër

Sheila Haxhiraj shpreh afeksion për Igli Zarkën e “BB VIP”

07.11.2021 - 14:15

Një aktor kontravers hyn në “Big Brother VIP” dhe vetëm në pak ditë arrin të bëhet protagonsti i shtëpisë. Ai quhet Igli Zarka. Igli është aktor i teatrit dhe i një sërë rolesh në kinema.

Ai ka luajtur së fundmi në serialin ‘Nina’ që po transmetohet në RTSH dhe nuk i ka munguar filmit ‘Albanian Virgin’ që pati premierën vetëm pak javë më parë. Zarka ka qenë gjithashtu protagonist i dramës psikologjike ‘Equus’, që është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar disa vite më parë, duke u bërë kështu i pari aktor që është shfaqur nudo në një shfaqje teatrale në vendin tonë, por edhe i një shfaqjeje tjetër me Olta Dakun, ku po ashtu ka tërhequr vëmendjen me nuditetin.

Dhe më i riu i shtëpisë, Igli, duket i ka idetë e qarta: “Në Big Brother nuk dua as shok, as vëlla, as motër”, tha ai.

Duke folur hapur me blogeren e shtëpisë, Sarën, kur të dy po diskutonin mbi raportet që krijohen brenda shtëpisë së BBV, Sara i parapriu Iglit me argumentin që në atë shtëpi nuk duhet të pretendojë se do gjejë shok apo të krijojë raporte të ngushta.

“Nuk pretendoj asgjë. Unë nuk kam hyrë këtu të gjej shok, vëlla e motër. Nuk gjenden këtu ata. Janë fjalë shumë të mëdha që njerëzit shpesh i ngatërrojnë dhe nuk u japin vlerën e duhur”, u shpreh Igli duke mbyllur çdo hapësirë për miqësi të ngushta me ndonjë prej banorëve, por pa mbyllur hapësirën se mund të gjejë një të dashur, qoftë edhe për lojë.

E ndërkohë që fansat bëjnë pyetje se cila mund të jetë e duhura për të nga vajzat e shtëpisë, vjen një deklaratë e papritur nga një vajzë që tashmë ka dalë nga loja, këngëtarja Sheila Haxhiraj.

Ish-banorja e shtëpisë së famshme të Shqipërisë, së fundmi ka dhënë një intervistë, ku ka rrëfyer për eksperiencën brenda.

Ndërsa, për herë të parë ka treguar një histori të jetës së saj personale, që në shtëpi ngurronte ta tregonte. Gjatë bisedës me moderatorët e emisionit “Pardon My French”, ajo foli edhe për ‘lidhjet’ dhe pëlqimet që janë krijuar brenda shtëpisë. Duke komentuar banorin e ri të “Big Brother VIP”, Iglin, ajo shprehu pëlqim dhe tha se mund të kishte pasur diçka mes tyre.

“Ishalla nuk më zhgënjen si personazh! Me atë çfarë po shikoja kur isha në ‘prime’. M’u duk i drejtpërdrejtë, i zgjuar, introvert. Mbetet për t’u parë. Ishalla nuk më zhgënjen! Po të isha brenda shtëpisë mund të kisha patur diçka me të”, u shpreh Sheila.

Igli Zarka është banori i ri i “Big brother VIP”, i cili iu bashkua banorëve të martën. Përveçse aktor, ai është edhe pedagog në një universitet privat të Tiranës. Ai ka rrëfyer një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij në “Big Brother VIP”. Aktori foli për familjen e sidomos për nënën.

Ai zbuloi se e ëma ka vuajtur nga kanceri, por tani fatmirësisht e ka kaluar dhe është shëruar. Mirëpo, gjatë bisedës, ai zbuloi edhe një detaj të çuditshëm dhe misterioz. Igli tha se ka katër nëna, por nuk sqaroi asgjë më shumë, duke thënë ase për këtë do të fliste ndoshta më vonë.

“Momenti më i lumtur ka qenë kur unë kam filluar t’i kuptoj prindërit e mi, gjë që ka ndodhur katër vite më parë. Historia është e gjatë, por që do t’ju tregoj një herë tjetër. Nuk mund të tregoj se me çfarë merren prindërit e mi, por që unë realisht kam katër nëna”,– rrëfeu Igli.

Më pas, ai shtoi: “Dita më e lumtur e jetës time është momenti kur nëna ime shpëtoi nga kanceri, sepse e mbajti një vit të fshehur që unë të fitoja audicionin. Dhe nuk më tha mua që ishte me kancer dhe u shërua”.

IGLI: PSE PRANOVA TË DAL NUDO TË TEATËR

Igli është aktori i parë që ka luajtur lakuriq në skenë, gjatë shfaqjes teatrale “Equus”, e cila u vu në Teatrin Kombëtar disa vite më parë. Por ai ka realizuar skena hot edhe me aktoren Olta Daku si piktori dashnor i saj, kur e ftoi publikun ta ndjekë me një njoftim:

“Kujdes! Shfaqja nuk është e përshtatshme për moshat nën 16 vjeç!” Para dy netësh, Monika, Einxhel dhe Arditi nisën të diskutonin për teatrin dhe aktrimin. Gjatë bisedës, ata folën edhe për Iglin. Arditi tha se nuk e sheh të përshtatshme që një skenë e tillë të luhet në teatër, por Monika e kundërshtoi me argumente.

Më pas, Igli iu bashkua banorëve në oborr dhe nisi të flasë vetë për rolin e guximshëm që luajti vite më parë. Aktori tha se për të nuk ishte problem të dilte nudo, sepse para Zotit sipas tij jemi të gjithë të zhveshur.

Monika tha se ajo është një nga shfaqjet që ka bërë revolucion në teatër.

“Nuk ishte teatër nudizëm ai. Ishte situata. Është një pjesë, sepse aty do dilte gjithë drama dhe gjendja e këtij personazhi. Ti si ke ardh në jetë? Me rroba apo pa rroba? Rrobat t’i veshën rrugës. Luhet me metafora”. Arditi e kundërshtoi duke thenë se, “pse të shoh në teatër nudizëm kur mund të shof porno?

Ndërsa pyetjes së Einxhel se “Ç’të shtyu që ta pranoje rolin dhe çfarë ndjeve, jam shumë kurioze?”, Igli iu përgjigj: “Ishte kryevepër ajo. Ai është një rol që do i vinte gjithkujt një herë në jetë. Nuk vjen më! Mua më kapi fiks në atë moshën kur mund ta bëja atë rol. Tani nuk mund ta bëj më atë rol. Në momentin që ti lexon 120 faqe tekst dhe ti lexon një kryevepër botërore të një autori të një niveli të lartë, Amadeus, dhe ti e lexon që aty është klasifikuar në çdo batutë të tekstit që kjo duhet të ndodhë.

Njeriu para Zotit a është lakuriq? Autori Zotin e kishte përkthyer me një lloj dramaturgjie që nga Zot i kthehej në kalë, sepse kali simbolizon diçka të pastër, të paprekur. Dhe personazhit i kalonte Zoti nga perëndi në kalë, sepse i ati në fëmijëri i merrte pikturën e Jezu Krishtit akoma. Pra ishte gjithçka e justifikuar”, tha ai.

RRËFIMI I IGLIT: TËRHIQEM NGA NJË FEMËR E ZGJUAR DHE JO NGA FORMAT E SAJ

Artist i lindur në shfaqjen hit të vitit në teatër, plastikë mbresëlënëse, grintë dhe shpirt të lirë deri në fluturim. Po flasim për aktorin që mori famë brenda një nate kur ishte 25 vjeç, Igli Zarka, dhe dramën që tronditi shumë njerëz në Tiranë, “Equus”, pasi ishte i pari që doli nudo në teatër në kastin me aktorë si; Timo Flloko, Ema Andrea, Arben Derhemi, Krist Lleshi, Ermir Jonka, Lulzim Zeqja, Luli Bitri, Erjona Kakeli . Por çfarë ka rrëfyer rreth maskilitetit të tij, për “Panorama Plus”, 29-vjeçari që tashmë ka hyrë në “Big Brother”?

Një trup lakuriq i mbuluar nga gjaku si ti në shfaqjen “Equus” tundon apo frikëson?

Nuk jam koshient për efektin e këtij imazhi. Një mikesha ime më tha: “Jeni me fat që luani në këtë vepër, por jo aq me fat sa ta shihni veprën tuaj!”.

Çfarë të robëron në atë shfaqje dhe çfarë të robëron në jetë?

Në vepër unë jam rob i “Equus”, ndërsa në jetë jam totalisht ndryshe. Më kanë edukuar të jem i lirë dhe jo i nënshtruar ndaj dikujt.

Historia e një psikiatri që interpretohet nga Timo Flloko dhe që përpiqet të kurojë të riun (që ka një magjepsje patologjike fetare ndaj kuajve), pra ky i ka tronditur të gjithë. A mendon se ky rol ka hyrë aq thellë brenda teje, sa mund të të lërë me pasoja?

Çdo aktor kalon një proces unik brenda vetes gjatë punës me një rol të caktuar. Unë nuk preferoj të flas për procesin tim. Pasojat e vetme janë plagët që kam në trup … por edhe ato i shëron koha.

Çfarë koncepti ke për lirinë shpirtërore?

Liria është specifike për çdo individ, sepse secili prej nesh është ndryshe.

Dashuria pasionante apo adhurimi për ty si Igli është robëri apo liri?

Shoqëria është ndërtuar e tillë që, dashur pa dashur, duhet të jesh rob i saj, përndryshe ti je “anormal”… Gjithmonë kam pasur tendencën të dal kundër diçka je që, për mënyrën si e konceptoj unë, është e padrejtë. Liria e dikujt përfundon aty ku cenohet liria e dikujt tjetër.

Momenti i nudos ishte ai që u komentua më shumë në media. Je ndier ndonjë çast aq i tejngopur me trupin tënd, sa veshja të është dukur e tepërt, e kotë…?

Në fakt, mediat e hiperbolizuan këtë fakt vetëm për audiencë.

Drama “Equus” është shkruar nga britaniku Peter Shaffer, 44 vite më parë, kur ti ende s’kishe lindur. Të ka ndryshuar dhe ty mendimet kjo shfaqje në lidhje me seksualitetin?

Jo vetëm seksualitetin, pasi është një nga temat që vepra e Shaffer trajton, por edhe konceptet mbi dashur inë, komplekset, lirinë. Liria është kthyer në një drogë për mua dhe unë s’mund të jetoj pa të.

Çfarë komentesh apo komplimentesh ke marrë privatisht për fizikun nga vajzat?

Të jem i sinqertë, askush nuk e ka komentuar fizikun tim. Çdo natë pas shfaqjes lumturohesha kur më shkruanin njerëz të ndryshëm, duke më treguar se jeta e tyre ndryshoi, ose tashmë e kuptojnë se çfarë jete janë duke jetuar.

Ti josh me fizikun apo me mendjen, po te femrat çfarë të josh?

Fiziku është thjesht formë për mua. Tërhiqem nga një femër e zgjuar dhe jo nga format e saj. Nuk ka gjë më të bukur se të bësh dashuri me mendjen e dikujt.

Gjatë një akti të bukur seksual mund të prekësh vërtet parajsën?

Është i vetmi moment ku dy njerëz bëhen një. Një trup i vetëm me universin.

Po ferrin mbi tokë kur ndodh që e provon?

Parajsa dhe ferri nuk mundet të ekzistojnë pa njëra-tjetrën, por nuk dua ta cilësoj si “ferrin” mbi tokë. Jo! Çdo njeri e ka të keqen dhe të mirën brenda… e rëndësishme është kujt i jep përparësi.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?