MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shëndeti mendor te fëmijët, çfarë duhet patur kujdes

11.11.2021 - 11:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shëndeti mendor te fëmijët, çfarë duhet patur kujdes

Mjeku: Ekspertët e shëndetit mendor hasin disa vështirësi në identifikimin e problemeve të shëndetit mendor te fëmijët. Arsyeja është se fëmijët janë ndryshe nga të rriturit, pasi ata përjetojnë shumë ndryshime fizike, mendore dhe emocionale gjatë procesit natyral të rritjes dhe zhvillimit. Ata janë gjatë gjithë kohës në proces mësimi dhe përshtatjeje me të tjerët dhe me botën rreth tyre.

Më tej, çdo fëmijë maturohet dhe gjen paqen me veten, duke u futur në një gamë më të gjerë sjelljesh dhe aftësish. Për këto arsye, për çdo diagnostikim të çrregullimeve mendore merret në konsideratë sjellja e fëmijës në shtëpi, familje, shkollë dhe se si sillet me të tjerët. Gjithashtu merret në konsideratë mosha si edhe simptomat.

Çrregullimet më të zakonshme

Çrregullimet e ankthit: fëmijët përgjigjen ndaj situatave të ndryshme me frikë, janë nervozë, djersiten shpesh dhe kanë rrahje të shpeshta të zemrës.
Hiperaktiviteti: fëmijët hiperaktivë kanë probleme me përqendrimin dhe vëmendjen, nuk ndjekin këshillat, mërziten shpejtë dhe irritohen nga detyrat, janë shumë impulsivë.
Çrregullimet emocionale: kjo kategori ka të bëjë me ndryshimin e vazhdueshëm e të shpejtë të emocioneve dhe të ndjenjave. Në këtë kategori përfshihen depresione dhe çrregullimi bipolar.
Skizofrenia: ky çrregullim ka të bëjë me shtrembërimin e perceptimeve dhe mendimeve.
Cilat janë simptomat e problemeve të shëndetit mendor te fëmijët?

Simptomat te fëmijët varen nga lloji i çrregullimit, por shenjat më të zakonshme janë:

Abuzimi me drogërat dhe alkoolin
Pamundësia për të përballuar problemet dhe aktivitetet e përgjithshme
Ndryshime të zakoneve të gjumit ose ngrënies
Shpërthime të shpeshta zemërimi
Hiperaktiviteti
Halucinacionet
Makthe të vazhdueshme

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.