Marco Rossi, trajner i Hungarisë dhe ish-lojtar i Torino-s dhe Sampdoria-s, ka zbuluar se ka marrë një ofertë nga Premier League, por pa përmendur emrin e klubit.
“Jam kontaktuar disa javë më parë nga një skuadër e Premier League. Kampionati anglez më tërheq sepse të japin më shumë kohë për të mësuar idenë e tij të futbollit”, – ka thënë Rossi, i cili në lidhje me Hungarinë, që është në një grup me Shqipërinë në fazën kualifikuese për “Katar 2022”, shprehet:
“Qëndrimi në Europian deri në sekondën e fundit i ka dhënë një besim të madh gjithë sistemit, jemi të kënaqur që kemi përfaqësuar shumë mirë Hungarinë. Tani, pasi kemi humbur dy herë me Shqipërinë, ka pak mundësi që të kualifikohemi për botërorin. Mua do të më pëlqente të drejtoja një klub”.
Rossi ka zbuluar edhe skuadrën që do të donte të drejtonte: “Do të doja të drejtoja Sampdoria-n. Nëse do të më telefononin, nuk do të thoja dot jo. Por nuk do të ndodhë kurrë, me përjashtim të mundësisë që dikush nga drejtuesit e klubit nuk do të bjerë nga krevati dhe të përplasë kokën”.